Telegrafi

Arrijnë në Cineplexx aktorët e njohur hollywoodianë, Robert Davi dhe Luke Goss

Kanë arritur në Prishtinë dy aktorët e njohur hollywoodianë, Robert Davi dhe Luke Goss.

Dyshja e madhe e filmit kanë arritur tashmë në vendin tonë, ku janë pritur nga adhurues të shumtë.

Robert Davi

Mediat e shumta kanë pritur dy aktorët me të arritur në Cineplexx Kosova, që gjendet në Albi Mall.

Dy aktorët gjenden në Cineplexx pikërisht për premierën e filmit të ri të tyre, “Your Move”.

Luke Goss

Prishtina është një prej vendeve ku premiera është botërore, pasi në ditëtë në vijim premiera e filmit është në Tiranë, Los Anxheles dhe Sidnei.

Pos aktorëve, të pranishëm janë edhe producenti i filmit, Cedric Magnin dhe ndihmësi i tij, biznesmeni shqiptar, Duka Gërvalla.

Telegrafi do të sjellë në mbrëmje pamje ekskluzive nga arritja e aktorëve dhe premiera e filmit “Your Move”.

/Telegrafi/