Telegrafi

Arrijnë lëvdatat për Guardiolan

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka deklaruar se vetëm një trajner i kalibrit të Guardiolas mund t’ia zë vendin trajnerit aktual të bavarezëve, Jupp Heynckes.

Menaxheri gjeneral i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, i ka uruar rivalët për sigurimin e shërbimeve të 41-vjeçarit duke thënë se është një veprim i shkëlqyer dhe se e gjitha bota po e kupton përparimin e Bundesligas.

Ikona gjermane Franz Beckenbauer beson se me këtë veprim, Bayern Munichu ka dëshmuar se mund të garojë me klubet më të mira në botë. “Është bërë një nga klubet më të mira dhe më të suksesshme në vitet e fundit dhe të marrësh një trajner të tillë, thjesht mund t’ua urosh”.

Shefat e futbollit gjerman, Andreas Rettig dhe Martin Kind, duke uruar Bayernin kanë thënë se ky angazhim tregon rëndësinë që ka Bundesliga, si edhe tregon përpjekjet e klubeve gjermane për të dominuar në Evropë. /Telegrafi/