Deri tani, 17 gjyqtarë të Gjykatës Themelore Shkupi 1 janë ankuar në Gjykatën e Lartë rreth orarit të ri vjetor të përgatitur nga ushtruesi i detyrës kryetar i gjykatës, Stojançe Ribarev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykata e lartë do të jetë në pritje të ankesave të reja, e më pastaj të filloj me shqyrtimin e tyre. Përndryshe, orari i ri i Ribarevit i ka nervozuar të gjithë gjyqtarët, pasi që u janë ndruar lëndët hetuese.
Edhe kryetarja e mëhershme, Tatjana Mihajllova, u kontestua më herët, pasi që ngjashëm kishte vepruar edhe ajo. Në opinion u përfol se ky hap u ndërmor për shkak të heqjes anash të gjyqtarëve që kanë sjellë vendime në të mirë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP)./Telegrafi/