Telegrafi

Arrijnë 25 mijë doza të vaksinës ruse, Rama: Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë mbërritur edhe 25 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik.

Rama përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe se objektivi 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj covid-19, prej të cilave 353,491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç. /Telegrafi/