Site icon Telegrafi

Arrijnë 200 aparatet e para për votim biometrik në zgjedhje në Maqedoni

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë kanë arritur 200 aparatet e para për votim biometrik të zgjedhjeve të 17 tetorit. Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhorë (KSHZ) Aleksandar Dashtevski, njoftoi se në 45 ditët e ardhshme do të kryhet edhe stërvitja e anëtareve të këshillave zgjedhorë.

Ndërkohë që paralajmëroi se priten edhe katër dërgesa të tjera, me nga 950 aparate. Sipas tij në vend pritet të arrijnë gjithsejtë afro 4 mijë aparate, përfshi edhe softuerin.

“Siç kemi deklaruar tanimë disa herë, 200 aparatet e para, dërgesa e parë nga Gjermania arriti sot dhe siç e shihni për momentin po i shkarkojmë. Këto aparate do të na shërbejnë për trajnim në një muaj e gjysmë, me çrrastë duhet të trajnohen këshillat zgjedhorë, fillimisht do të duhet të trajnohen trajnerët e atyre këshillave zgjedhorë, dhe për këtë këto do të jen më të dhëna fiktive të personave që janë prezent aty, që të provojnë se si duhet të punohet me to dhe që të jenë të gatshëm në ditën e votimit. Ndërkohë do të kemi edhe katër dërgesa të tjera me nga 950 aparate, në dërgesën e tretë do të jetë e dhe serveri, gjegjësisht softueri”, tha Dashtevski.

Exit mobile version