Telegrafi

Arrihet zgjidhje për nxënësit maqedonas të gjimnazit të Tetovës

Këshilli i prindërve të nxënësve maqedonas në gjimnazin e Tetovës ”Kiril Pejçinoviq” bashkë me profesorët e kanë pranuar propozimin e pushtetit lokal që mësimin nxënësit ta ndjekin në ndërtesën e vjetër të shkollës medicinale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mësimi do të ndiqet pas rinovimit të plotë, që më pastaj nxënësit t’i kompenzojnë ato orë mësimi që i kanë humbur.

Megjithatë, nëse nuk do të plotësohet premtimi që nxënësit të mësojnë të gjithë në një ndërrim, atëherë prindërit paralajmërojnë protesta më radikale, si bllokim rrugësh dhe bllokim të hyrjes në gjimnaz./Telegrafi/