Telegrafi

Arrihet marrëveshje në Kenia

Ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, tha se palët ranë dakord për një platformë katër pikash për bisedimet që ai po kryeson në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Annan tha se të dy palët besojnë se mund të vënë në jetë tri pikat e para të marrëveshjes brenda 15 ditësh. Ai tha se ato përfshijnë marrjen e masave të menjëhershme për përfundimin e dhunës, përgjigjen ndaj krizës humanitare në Kenia dhe zgjidhjen e krizës politike që u bë shkak për shpërthimin e dhunës.

Nuk ka ende njoftime lidhur me mënyrën se si palët do t’i trajtojnë këto probleme dhe pikën e katërt të planit, zgjidhjen afat-gjatë të tensioneve politike në Kenia.

Udhëheqësi i opozitës keniane, Raila Odinga, akuzon presidentin Mëai Kibaki për manipulimin e zgjedhjeve të muajit të kaluar. Protestat që shpërthyen pas zgjedhjeve u shndërruan më pas në dhunë fisnore. /VoA/