Telegrafi

Arrihet marrëveshje mes banorëve të Sllupçanit dhe EVN-së

EVN dhe banorët e Sllupçanit arritën marrëveshje. Ekipet e Elektrodistribuese do të fillojnë zbatimin e projektit për rindërtimin e rrjetit në Sllupçan, njoftojnë nga EVN.

“Është arritur marrëveshje me banorët e Sllupçanit dhe janë dhënë garanci nga pushteti lokal dhe nga të gjitha partitë politike. Javën e ardhshme, në organizim të Ministrit të Ekonomisë dhe kryetarit të Komunës së Likovës, do të mbahet një takim në Komunën e Likovës ku do të dakordohen të gjitha detajet e organizimit dhe realizimit të projektit dhe do të fillojë puna në terren më 9 gusht të këtij viti”, thuhet në njoftimin e EVN-së.

Aktualisht ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

EVN dhe banorët kanë një lloj propozim-marrëveshje, tha sonte ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi lidhur me zhvillimet në këtë vendbanim ku banorët nuk lejojnë qasje ekipet e EVN-së./Telegrafi/