Telegrafi

Arrihet marrëveshja, Shefki Kuqi, trajner i skuadrës angleze

Burime të ‘Sky Sports’ në Angli bëjnë të ditur sot se Shefki Kuqi ka arritur marrëveshje personale me skuadrën Oldham Athletic, për ta drejtuar nga sezoni i ardhshëm.

Oldham garon në League Two (Liga e tretë e Anglisë).

39-vjeçari nga Vushtrria momentalisht është trajner i PK 35 në Finlandë.

“Marrëveshja personale është arritur me 39-vjeçarin, i cili luajti për 11 klube britanike gjatë karrierës 16-vjeçare si sulmues”, shkruan ‘SkySports.com”.