Telegrafi

Arrihet marrëveshja përfundimtare: Chelsea i dorëzohet Todd Boehlyt dhe bashkëpuntorëve të tij

Chelsea ka konfirmuar se ka përfunduar procesin i dorëzimit te Todd Boehly dhe partnerëve të tij.

Pas disa muajsh me sanksione ndaj Roman Abramovicht që cilësohet nga Mbretëria e Madhe si njeri i afër i Vladimir Putinit, shkaku i agresionit të Rusisë mbi Ukrainën, klubi londinez ka pronarë të rinj.

Përmes një komunikate, Blutë kanë konfirmuar se ka përfunduar procesi i shitjes së klubit te Boehly.

Lexo po ashtu Planet e Boehlyt për Chelsean: Nga transferimet e stilit të Liverpoolit, në rizhvillimin e Stamford Bridge

“Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se një marrëveshje përfundimtare është arritur mbrëmë për t’i shitur klubin konsorciumit Todd Boehly/Clearlake Capital”.

“Pritet që transaksioni të përfundojë të hënën. Klubi do të përditësoj (informata) më tej në atë kohë”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

Kështu, Abramovicht i përfundon koha pothuajse njëzetvjeçare te klubi nga Londra, derisa padyshim se ishte njeriu kyç për sukseset e tyre. /Telegrafi/