Chelsea ka konfirmuar se ka përfunduar procesin i dorëzimit te Todd Boehly dhe partnerëve të tij.
Pas disa muajsh me sanksione ndaj Roman Abramovicht që cilësohet nga Mbretëria e Madhe si njeri i afër i Vladimir Putinit, shkaku i agresionit të Rusisë mbi Ukrainën, klubi londinez ka pronarë të rinj.
Përmes një komunikate, Blutë kanë konfirmuar se ka përfunduar procesi i shitjes së klubit te Boehly.
“Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se një marrëveshje përfundimtare është arritur mbrëmë për t’i shitur klubin konsorciumit Todd Boehly/Clearlake Capital”.
“Pritet që transaksioni të përfundojë të hënën. Klubi do të përditësoj (informata) më tej në atë kohë”, thuhet në njoftimin e Chelseat.
Kështu, Abramovicht i përfundon koha pothuajse njëzetvjeçare te klubi nga Londra, derisa padyshim se ishte njeriu kyç për sukseset e tyre. /Telegrafi/
Club statement.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 28, 2022