Site icon Telegrafi

Përfundon takimi – Aposotolova e Delawie me deputetët e partive, LDK thotë se u ka ofruar zgjidhjen

Ka përfunduar takimi ndërmjet partive politike, ambasadorit të SHBA-së, Greg Delawie si dhe shefes së Zyres së BE-së, Nataliya Apostalova, që është zhvilluar në objektin e Kuvendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një njoftimi për media tregon se ka pasur një takim sonte me partitë e koalicionit qeverisës, ku thotë se ka ofruar zgjidhjen më të arsyeshme, e cila i hap rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndërkaq, Lista Srpska dhe Lëvizja “Vetëvendosja”, po kundërshtojnë që të votojnë për demarkacionin. Derisa nesër është paralajmëruar që në ora 10:00 të mbahet seanca. /Telegrafi/

Exit mobile version