Zyrtarët e Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, kanë arritur marrëveshje që të takohen familjet, që janë ndarë gjatë Luftës së Koreve që është zhvilluar më 1950.
Në mbledhjen që është zhvilluar në Diamond Mountain të Koresë së Jugut, Presidenti i Kryqit të Kuq, Park Kyung-seo dhe zyrtari koreanoverior Pak Young Il, u pajtuan për një takim të përkohshëm që do të zhvillohet gjatë muajit gusht të këtij viti, transmeton Telegrafi.
Prej se ka përfunduar konflikti para afro shtatë dekadash, familjarët janë ndarë dhe nuk kanë pasur më asnjë kontakt.
Meqenëse shtetet ndaluan shkëmbimin e letrave, telefonatave apo mundësimin e komunikimit me internet, ata nuk dinë nëse i kanë gjallë familjarët e ngushtë apo kushërinjtë e largët.
Me ndryshimet e fundit në shtetin e izoluar verior, vjen edhe ky ndryshim të cilit iu gëzuan më së shumti të moshuarit, që për herë të fundit mund t’i shohin të afërmit, derisa janë ende gjallë.
“Po që se ndahemi nga e kaluara jo e ndritshme dhe nisim të mendojmë seriozisht për të ardhmen, mes dy shteteve do të ketë afrim më të madh, që do sjellin shumë të mira”, ka thënë delegati i Koresë Veriore.
Ministria e Unifikimit me bazë në Seul, ka bërë të ditur se takimi do të zhvillohet prej 20 deri më 26 gusht në Diamond Mountain të Koresë së Jugut. /Telegrafi/