Telegrafi

Arrihet marrëveshja për raketat SHBA-Poloni

Ata e shpallën këtë hap pavarësisht nga kundërshtimi i fortë i Rusisë lidhur me planet amerikane për krijimin e një sistemi mbrojtës me raketa.

Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, tha se "nuk ka se si një numër i vogël raketash interceptuese që do të vendosen në Poloni, apo sistemi i radarëve që do të jetë në Republikën Çeke, të shfuqizojë mijëra mbushje bërthamore që kanë rusët dhe nuk është synimi ynë që ta bëjmë këtë".

Homologu i saj polak, Radek Sikorski, tha se ishte i kënaqur nga bisedimet e zhvilluara në Washington. /start/