Është arritur marrëveshja për bashkëeverisje në Prishtinë, ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Telegrafi merr vesh se LDK ka arritur tashmë marrëveshje me PDK-në.
Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës, ka njoftuar se asamblistët e tyre marrin pjesë në seancën e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ku pritet të zgjedhet Kryesuesi i këtij Kuvendi.
LVV në njoftimin e bërë për media thekson se, nuk do të jetë bllokuese e proceseve, prandaj do të qëndrojnë në sallë gjatë procesit të votimit, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, nëse sot nuk zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës atëherë kryeqyteti do të shkonte në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. /Telegrafi/