Telegrafi

Arrihet marrëveshja për Baptistan

Sipas romanews.eu, agjenti i lojtarit Alessandro Luci, së bashku me presidenten e Romës, Rosella Sensi, dhe drejtorin sportiv Daniele Prado, kanë arritur në Milano dhe së shpejti pritet të jepet konfirmimi zyrtar i nënshkrimit të marrëveshjes.

Supozohet se ky transferim do t’i mundësojë Romës që ta përvetësojë plotësisht të huazuarin nga Interi, Nicolas Burdisso, dhe njëherit Nerazzurët do të paguajnë një shumë parash për brazilianin. /Telegrafi/