Mediat gjermane raportojnë se Mesut Ozil ka arritur dy marrëveshje të reja me skuadrën e Arsenalit.
E përditshmja sportive gjermane ‘Bild’ shkruan se mesfushori turko-gjerman do të ketë një ngritje të madhe të rrogës.
Gjithashtu pjesë e marrëveshjes është edhe ndërrimi i numrit të fanellës, transmeton Telegrafi.
Ozil prej sezonit të ri do të ketë numrin 10, të cilin e mban edhe në kombëtaren gjermane.
Kujtojmë se 27-vjeçarit i mbaron kontrata me Arsenalin në vitin 2018, ndërsa londinezët kërkojnë që të vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2020. /Telegrafi/