Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes PSG-së dhe Frankfurtit për Kolo Muanin

Pasi u raportua se Eintracht Frankfurti e ka bllokuar kalimin e Randal Kolo Muanin te Paris Saint-Germain, tani ka ndryshuar situata.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, klubi parisien do të paguajë tek ai gjerman 90 milionë euro.

Shuma do të ndahet në 75 milionë euro plus 15 milionë në bonuse, ndërsa lojtari do të nënshkruajë pesë vite kontratë.

Lexo po ashtu Kalimi i Kolo Muanit te PSG aktualisht është i anuluar

“Randal Kolo Muani te PSG, ja ku shkojmë! Marrëveshja në fuqi për pakon 90 milionë euro, (e ndarë) 75 milionë euro fikse dhe 15 milionë në bonuse”.

“Marrëveshja pesëvjeçare e rënë dakord javë më parë dhe marrëveshja tashmë është përfunduar”.

“Testet mjekësore të realizuara tashmë në Paris, të miratuara nga Eintracht”, ka raportuar eksperti i transferimeve. /Telegrafi/