Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes palëve, Roma do ta blindojë Pellegrinin dhe do t’i heqë klauzolën ‘qesharake’

Henrikh Mikhitaryan dhe Lorenzo Pellegrini. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma do ta blindojë përfundimisht mesfushorin e saj Lorenzo Pellegrini.

Reprezentuesi italian ka pasur paraqitje mjaftë të mira këtë edicion, ku u kërkua nga skuadrat e mëdha si Juventus, Inter, Manchester United e Chelsea.

Kontrata aktuale e Pellegrinit me Romën skadon në verën e vitit 2023, por mesfushori kishte një klauzolë ‘qesharake’ sa i përket vlerës së lojtarëve në ditën e sodit.

Roma i kishte vendosur klauzolë largimi vetëm prej 30 milionë euro dhe ajo është tentuar disa herë të thyhet, por ka qenë dëshira e lojtarit për t’i qëndruar besnik Giallorosëve.

Lorenzo Pellegrini . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Corriere dello Sport ka raportuar se marrëveshja mes Romës dhe lojtarit është arritur për kontratën e re e cila do të nënshkruhet pas pandemisë dhe do ta mbajë Pellegrinin në Olimpico deri në verën e vitit 2025.

Me kontratën e re Pellegrini nuk do të ketë fare klauzolë largimi pasi Roma dëshiron ta mbajë gjatë yllin e tyre.

23-vjeçari do të shpërblehet për besnikërinë ndaj Romës, pasi paga e tij do të rritet në tre milionë euro.

Pellegrini është kapiteni i dytë i Romës pas Edin Dzekos, ndërsa mesfushori ka dalë nga akademia e verdhekuqve. /Telegrafi/