Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes palëve, Jan Vertonghen së shpejti pritet të zyrtarizohet te Roma

Jan Vertonghen duket se karrierën do ta vazhdoj në kampionatin italian Serie A.

Qendërmbrojtësi belg është larguar nga Tottenham Hotspur pas tetë viteve qëndrim në Londër.

33-vjeçari është larguar si futbollist i lirë nga Spurs, pasi i kishte mbaruar kontrata dhe nuk ka pranuar rinovimin.

Vertonghen nuk do të mbetet gjatë pa skuadër, pasi ai tanimë ka gjetur marrëveshje me Romën.

Mediat italiane kanë raportuar se belgu ka pranuar ofertën e Romës që i ka ofruar kontratë dy vjeçare me pagë prej tre milionë eurove në sezon.

Kësisoj Roma ka mposhtur në garë për belgun rivalin italian Inter si dhe gjigantin holandez Ajax Amsterdam që tentuan rikthimin e Vertonghenit në Eredivisie.

Pasi është raportuar se marrëveshja është arritur, zyrtarizimi i Vertonghen te Roma është vetëm çështje ditësh. /Telegrafi/