Njëri nga talentet më të mëdhenj në Evropë padyshim që është spanjolli Gavi.
Mesfushori i talentuar do të vazhdojë kontratën me Barcelonën dhe katalunasit do t’i heqin klauzolën e ulët që e kishte ai.
17-vjeçari ka kontratë me katalunasit deri në verën e vitit 2023 dhe kishte një klauzolë prej 50 milionë eurove.
Manchester City, Liverpool, Chelsea, Manchester United e Bayern Munich ishin skuadrat që ishin gati ta paguanin këtë klauzolë për t’i marrë shërbimet e Gavit.
Fabrizio Romano ka deklaruar se ka një marrëveshje mes palëve për vazhdimin e kontratës me Gavin për pesë vite të tjera.
Vazhdimi i kontratës i Gavit me Barcelonën po konsiderohet si çështje kohe, pasi vet futbollisti është mirë në Camp Nou dhe nuk dëshiron largimin.
Gjithashtu do t’i hiqet edhe klauzola e ulët prej 50 milionë eurove dhe pritet që Gavi të ketë një nga klauzolat më të mëdha tek Barça.
Gavi këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje me Barcelonën, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/