Milani është afër që të kompletojë transferimin e parë në këtë verë.
Rossonerët duan që të transferojnë portierin e Lilles, Mike Maignan.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, klubi italian ka arritur marrëveshje me atë francez për gardianin.
Mike Maignan is set to join AC Milan on a permanent deal from Lille, confirmed. The agreement has been reached and the French goalkeeper has just landed in Milano in order to sign his contract. 🇫🇷🔴⚫️ #ACMilan #Lille #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 24, 2021
Maignan tashmë gjendet në Itali për testet mjekësore dhe shumë shpejtë pritet të bëhet zyrtarizimi i tij.
Ende nuk ëhstë bërë e qartë shuma e transferimit, mirëpo duket se do të ketë ndryshime të mëdha te skuadra italiane.
Transferimi i Maignan në San Siro, e lejon Gianluigi Donnarumman që të largohet si lojtar i lirë, derisa shumë skuadra evropiane janë vënë pas tij. /Telegrafi/