Daley Blind do të rikthehet andej nga ka ardhur te Manchester United.
Mbrojtësi holandez është pajtuar të rikthehet në vendlindjen e tij tek ish-klubi Ajax Amsterdam.
Ajax dhe Manchester United pas shumë takimeve kanë arritur marrëveshje për tu kompletuar ky transferim.
Rikthimi i Blind në skuadër, Ajaxit do t’i kushtojë 16 milionë euro.
Por kjo shumë mund të shkojë deri në 21 milionë varësisht nëse arrihen bonuset që janë Ajaxi të shpallet kampion i Holandës.
28-vjeçari ka pranuar të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me Ajaxin.
Reprezentuesi holandez ka dalë nga akademia e famshme e Ajaxit, ndërsa përveç Unitedit ka bartur fanellën edhe të Groningenit për një vit si i huazuar.
Pas këtij transferimi, Blind do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i blerë nga Ajaxi. /Telegrafi/