Pas një zhurme të madhe mediatike, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë vendosur të punojnë bashkë për të mirën e familjes.
Ata kanë firmosur një kontratë ku thuhet se do t’i mbajnë të gjitha sekret dokumentet e shkurorëzimit dhe të gjitha detajet e ardhshme mbi marrëdhënien e tyre do t’i mbajnë konfidenciale.
Të dy kanë qenë dakord që media të mos luajë më një rol në ndarjen e tyre pasi kjo po ndikon edhe te gjashtë fëmijët e tyre të mitur.
Kujtojmë se nga të dyja palët ka pasur akuza të rënda, deri tek ato për dhunë familjare dhe përdorim të drogave. /Telegrafi/