Telegrafi

Arrihet marrëveshja me vreshtarët

Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’i jap secilit vreshtar nga një mijë euro për çdo hektar të mbjellë me rrush.

Hajredin Kuçi, zv.kryeministër i Kosovës, pas takimit me vreshtarët tha se Qeveria me paratë e dhuruara do të mundohet t’ia mbulojë shpenzimet që kanë pasur vreshtarët gjatë kultivimit të rrushit.

Kultivuesit e rrushit, pas takimit një orësh me Kuçin, thanë se janë të gatshëm për ta pranuar ofertën e dhënë nga Qeveria.

Një vendim i tillë, vije pas një serie protestash, ku vreshtarët e Rahovecit, kërkonin ndihmë nga Qeveria për shitjen e rrushit të tyre, pasi të njëjtin nuk ua kanë blerë bodrumet e verës. /Telegrafi/