Afati kalimtar i verës është mjaft aktiv edhe për futbollistët shqiptarë që po ndërrojnë skuadra.
Kësisoj emri i ri që ka lëvizur është ai i Kastriot Dërmakut.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën e madhe italiane Parma.
Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane që kanë shkruar se Parma ka bërë një goditje të madhe për repartin defensivë.
Dërmaku i bashkohet Parmës si futbollist i lirë pasi i kishte mbaruar kontrata me skuadrën e deritanishme Cosenza.
27-vjeçari gjatë karrierës së tij më shumë ka luajtur në Serie C dhe Serie B, derisa më parë ka bartur fanellën e Empolit.
Edhe pse flitej për një huazim të tij të menjëhershëm, kjo gjë nuk do të ndodhë dhe Dërmaku do të luaj në Serie A edicionin e ardhshëm.
Trajneri Roberto D’Aversa e ka kërkuar me ngulm qendërmbrojtësin shqiptar dhe beson shumë në aftësitë e tij. /Telegrafi/