Asnjë punëtor nuk do të largohet nga puna, përveç atyre që kanë dalë në pension.
A2 mëson se është kjo një nga pikat e marrëveshjes së arritur mes bashkisë së Elbasanit dhe kompanisë Kurum.
Në një deklaratë për mediat kryebashkiaku i Elbasanit Gentjan Llatja deklaroi kjo marrëveshje u arrit pas disa ditësh negociatash të vazhdueshme mes tij dhe drejtuesve të kompanisë Kurum.
“Kemi kërkuar më shumë shpjegime gjatë këtyre ditëve. Edhe dje patëm disa takime. Kemi pritur vendim të bordit drejtues të kompanisë. Sot patëm një negociatë të fundit ku arritën në konkluzionin që asnjë punëtor të mos largohet nga puna në një afat të pacaktuar. Marrim garancitë që pjesa e petëzimit, problemet që ka të angazhohet kompania për të mbyllur pjesën e investimit. Për pjesën e çelikut të gjithë punëtorët do të jenë në punë. Asnjë nuk do të marrë pagesë nën 35 mijë lekë bruto në muaj të gjithë do të marrin dietën ushqimore për 22 ditë punë dhe ata që do të jenë në punë në proces do paguhen me 100% të pagesës, kurse ata që do të rrinë në shtëpi, do të paguhen sipas kontratës kolektive, por jo nën 35 mijë lekë bruto. Ata që kanë dalë në pension, apo ata që kanë qenë në provë 2-3 mujore dhe nuk kanë qenë të përshtatshëm janë 10-12 veta”, raporton A2. /Telegrafi/