Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja: Kumbulla pranë zyrtarizimit te Roma

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Roma do t’i ndajë rrugët me Mert Cetin, në mënyrë që ta marrë Marash Kumbullën, i cili do të arrijë n kryeqytetin italian pasditen e sotme (e mërkurë) për ta kompletuar transferimin nga Hellas Verona.

Il Corriere dello Sport njofton se Giallorossët do ta huazojnë shqiptarin me obligim blerjeje në fund të sezonit.

Cetin tashmë është i huazuar te Verona, ndërsa Roma ka vendosur që ta lejojë nënshkrimin e përhershëm të tij.

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Sipas Tuttomercatoweb, gjithçka është gati për arritjen e 20-vjeçarit në Romë rreth orës 16:35.

Lexo po ashtu Dalin detaje nga marrëveshja mes Romës dhe Veronës për Marash Kumbullën

Klubi ka arritur edhe marrëveshje personale me Kumbullën dhe pas finalizimit të testeve mjekësore, do të nënshkruhet kontrata. /Telegrafi/

Exit mobile version