Eden Hazard dhe Chelsea do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera.
Kontrata aktuale e sulmuesit belg skadon në vitin 2020, ndërsa marrëveshja do të zgjerohet edhe për dy vite të tjera.
Hazard do të nënshkruajë gjatë javës së ardhshme kontratën e re e cila do ta mbajë në ‘Stamford Bridges’ deri në vitin 2022, ndërsa do të ketë edhe rritje të ndjeshme page për lojtarin.
Aktualisht Hazard është futbollisti i dytë më i paguar në Ligën Premier pas Paul Pogbas, por francezi në fron do të mbetet vetëm edhe disa ditë.
Hazard do të bëhet futbollisti më i paguar në Ligën Premier pasi do të fitojë 340 mijë euro në javë, apo mbi 16 milionë euro në stinorë.
Ish-anëtari i skuadrës franceze Lille, kësisoj i jep fund spekulimeve për një largim të mundshëm të tij nga Chelsea.
26-vjeçari është pjesë e Chelseat nga viti 2012 kur iu bashkua nga Lille për 35 milionë euro.
Reprezentuesi belg ka zhvilluar 256 ndeshje në ndeshje zyrtare me fanellën e Chelseat duke shënuar 72 gola dhe duke dhuruar 65 asistime. /Telegrafi/