U transferua në Romë si një përforcim i madh, por që nuk arriti të gjente hapësira tek Luciano Spalletti.
Fjala është për mesfushorin brazilian, Gerson i cili është rrugës për në Ligue 1.
Roma ka arritur marrëveshje me klubin francez, Lille për huazimin e talentit brazilian me mundësi blerje.
19-vjeçari ka pranuar huazimin në Lille për gjashtë muajt e ardhshëm me mundësi blerje në fund të stinorit për 18 milionë euro.
Kujtojmë që Roma e transferoi Gersonin nga skuadra braziliane Fluminense për 16 milionë euro.
Gjatë këtij edicioni, Gerson ka zhvilluar 11 ndeshje me Romën në të gjitha garat duke asistuar një herë. /Telegrafi/