Telegrafi

Arrihet marrëveshja e shumë përfolur e divorcit mes Rob Kardashian dhe Blac Chyna

Çifti i shumë përfolur Rob Kardashian dhe Blac Chyna më në fund thuhet se kanë gjetur gjuhën e përbashkët rreth divorcit të tyre.

Mësohet se avokatët kanë tashmë në dorë marrëveshjen e përbashkët, e cila pritet të zbatohet nga java e ardhshme.

Lexo po ashtu Chynas nuk i bën përshtypje skandali i tradhtisë ndaj ish-partnerit , ajo shfaqet duke vallëzuar me të dashurin e ri (Video)

Dyshja do të trajtojnë së bashku përgjegjësit prindërore, me çka aludohet se kujdestaria e fëmijëve brenda javës do të jetë e luhatshme mes dy prindërve.

Rob gjithashtu do t’i përgjigjet përgjegjësisë edhe për pensionin ushqimor. /Telegrafi/