Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja, Coric do t’i bashkohet Romës

Roma ka arritur marrëveshje me Dinamon e Zagrebit për transferimin e Ante Coric.

Njëri nga mesfushorët më të talentuar kroat, ka pranuar t’i bashkohet skuadrës italiane Roma.

Dy skuadrat pas takimeve që kanë pasur kanë arritur marrëveshje që Coric t’i bashkohet Romës për një shumë prej 12 milionë eurove.

20-vjeçari shihet si e ardhmja e futbollit kroat dhe luan në pozitën e mesfushorit ofensivë.

Coric pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me ‘Giallorosët’.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

Coric gjatë një ndeshje me Kombëtaren kroate

Në garë për lojtarin ishin edhe tri skuadrat angleze, Arsenal, Liverpool dhe Manchester City.

Në nëntë ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në elitën e futbollit kroat, Coric ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar po aq asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version