Ne qytetin e Gjilanit tifozët e Dritës janë duke festuar për marrëveshjen e arritur mes kryesisë së vjetër dhe investitorëve të rinj.
Me këtë rast nesër do të mbahet edhe kuvendi i rregullt ku do të zgjidhen Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli në krye të Dritës.
E gjithë kjo marrëveshje është arritur pas shumë diskutimeve mes kryesisë së vjetër dhe investitorëve te rinj.
Bunjaku dhe Murseli kanë premtuar se do të shpenzojnë shumë për ta bërë Dritën njërën nga klubet më të mëdha në vend dhe rajon. /Telegrafi/