Telegrafi

Arrihet marrëveshja, Arteta pritet të emërohet trajner i Arsenalit

Foto: Daily Mail

Legjenda spanjolle, Mikel Arteta thuhet se ka pranuar kushtet e Arsenalit dhe do të jetë trajner i ri i klubit të madh anglez.

Drejtori i Arsenalit, Josh Kroenke është rikthyer në Amerikë dhe është i gatshëm të aprovojë emërimin e Arteta si menaxheri i ri i klubit.

Kthimi i Artetës në Emiratet është në një fazë të avancuar pas bisedimeve me drejtuesit e klubit – drejtorit të futbollit Raul Sanllehi, drejtori teknik Edu, drejtori menaxhues Vinai Venkatesham dhe kreu i operacioneve të futbollit Huss Fahmy.

Lexo po ashtu Guardiola konfirmon se Arteta po bisedon me Arsenalin

Josh Kroenke, djali i pronarit të Topçinjve, Stan, ka kaluar një periudhë të gjatë në Angli për të ndihmuar në zbutjen e tranzicionit pas shkarkimit të Unai Emery këtë muaj.

Arteta gjatë kohës sa ishte lojtar i Arsenalit

Por, me arritjen e plotë të marrëveshjes, Josh Kroenke është nisur për në SHBA me emërimin e Arteta që pritet të ndodh së shpejti.

Arteta thuhet se është pajtuar për një marrëveshje tre vjeçare e gjysmë me pagë prej pesë milionësh në sezon.

Arteta së bashku me Wengerin

Ai mund të jetë në stol për përleshjen e së shtunës në Ligën Premier kundër Evertonit, ku 37-vjeçari kaloi gjashtë vjet si lojtar.

Ndryshe, Arteta është tash a sa kohë duke ushtruar rolin e ndihmësit të Pep Guardiolas te Manchester City. /Telegrafi/