Atalanta po zhvillon një kampionat shumë të mirë, prej vitesh është një nga skuadrat më të forta dhe më të bukura italiane, dhe renditet në vend të katërt në Serie A, me 8 pikë më pak se Interi kryesues.
Zikaltrit nga Bergamo marrin pjesë edhe në Europa League. Shorti i raundit të 1/16-ve vuri përballë grekët e Olympiacos dhe trajneri Gian Piero Gasperini pret përforcime nga merkato.
Drejtuesit kanë nisur punën dhe dhurata e parë është gati. Jeremie Boga do të jetë lojtari më i ri i Atalantës. 24-vjeçari francez luan në krahun e majtë të sulmit dhe prej vitit 2018 është pjesë e Sassuolos.
Jeremie Boga will be in Bergamo in the coming hours to undergo his medical and sign his contract as new #Atalanta player. Five year deal. 🤝 #transfers
Shakhtar offered a swap deal with Salomon – turned down. €22m plus add ons to Sassuolo from Atalanta.
Here we go confirmed ⤵️ https://t.co/mSpzo5qrpB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 26, 2021
Boga ka luajtur me Francën U19, në vitin 2017 vendosi të përfaqësojë Bregu e Fildishtë dhe deri tani numëron 7 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren e origjinës së prindërve.
Drejtuesit e Atalantës dhe Sassuolos kanë arritur një marrëveshje mbi bazën e 22 milionë eurove, me klubin zikaltër që siguron në këtë mënyrë një përforcim me vlera në repartin ofensiv. /SS/