Telegrafi

I arrestuari për krime në New York, shofer i Konsullatës së Kosovës

Dje në New York, nga autoritetet e SHBA-ve, është publikuar një njoftim për arrestimin e gjashtë personave – ku në mesin e tyre ka shqiptarë dhe të huaj, si dhe katër personave të tjerë në Kosovë – nën dyshimin për krim të organizaur, shpërlarje parash, trafikim ndërkombëar të armëve dhe zhvatje.

Sipas njoftimit, operacioni është kryer në bashkëpunim ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kundër Drogës (DEA) në SHBA, transmeton Indeksonline.

Në mesin e të arrestuarve në New York është edhe Albert Veliu, i cili deri më tash ishte vozitës zyrtar i Konsullatës së Kosovës. Pozita e tij prej shoferi figuron edhe në web faqen e konsullatës në New York.