Zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar në Greqi, i cili sipas një faqeje greke ishte prezantuar si shoferi dhe truproja e kryeministrit Edi Rama.
Ai është Kamber Ferati, i datëlindjes 1982.
Lajmi i publikuar mbrëmë në një portal online grek fliste për një person të arrestuar dhe që mbrohej nga një avokati Alexis Kougias dhe ishte arrestuar në muajin prill të këtij viti për akuzën e vjedhje.
“Në përgjigje të opinionit publik dhe pretendimit të ngritur në artikullin e postuar në disa portale sqarojmë se deklarata e personit të arrestuar në Greqi se ai është shoferi dhe truproja i Kryeministrit Edi Rama është e pavërtetë dhe e pabazë. Personi në fjalë jo vetëm nuk është shofer apo truprojë i Kryeministrit Edi Rama, por as nuk ka qenë ndonjëherë në ndonjë detyrë apo i njohur i qytetarit Edi Rama”, bën të ditur qeveria.
Më pas zyra e shtypit bën publik dhe identitetin e shqiptarit të arrestuar. /Telegrafi/