Site icon Telegrafi

I arrestuari ishte bashkëpunëtor i sulmuesit në metro

Hetuesit belgë besojnë se personi i arrestuar dje, dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i sulmuesit që hodhi veten në ajër në stacionin e metrosë në Bruksel, gjatë të martës ku mbetën të vrare afro 20 persona, ka bërë të ditur një person i afërt me hetimet.

“Kemi indikacione te forta se ai është i dyshuari i cili është kërkuar ditëve të fundit. Identifikimit është duke u zhvilluar”, ka deklaruar ky burim lidhur me burrin e arrestuar i cili ishte filmuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në stacionin Malbec së bashku me Halid El Bakrauji, i cili besohet se ishte sulmuesi vetëvrasës, transmeton Telegrafi.

Një burrë tjetër, gjithashtu mbante një çantë dhe ende nuk dihet nëse ai është dashur ta hedhë vetën në ajër në metro.

Exit mobile version