Telegrafi

Arreston 113 persona pas demonstratës së dhunshme

Zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini tha se policia iu shmang provokimeve dhe akuzoi organizatorët e demonstratës për dhunën.

Katragjini tha se grupe protestuesish, të nxitur nga organizatorët e protestës, sulmuan me gurë policisë. “Ata përdorën bomba molotovi, mjete gazsjellëse dhe gurë. Ndërsa policia ruajti gjakftohtësinë”, tha ajo.

Zëdhënësja e policisë tha gjithashtu se 113 personat janë arrestuar të konsideruar përgjegjës për aktet e dhunës.

“Tre qytetarë gjetën vdekjen dhe 50 agjentë u plagosën”, tha Katragjini duke nënvizuar se për hetimin e të gjitha çështjeve është ngritur një grup nga prokuroria e Tiranës, që do të zbardhë vrasjen e tre shtetasve në demonstratë. /Telegrafi/