Telegrafi

Arrestohet zyrtari i MPB-së për vrasjen në Belovodicë

Ministria e Punëve të Brendshme vërtetoi se mbrëmë rreth orës 200 zyrtarët policorë të Stacionit Policor Prilep dhe SPB Manastri e kanë arrestuar 24-vjeçarin E.T nga Manastiri, zyrtar policor, për shkak të dyshimit të bazuar për vrasje të 36-vjeçarit A.B.

Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski informoi se dje, rreth orës 16:30 është paraqitur se në fshatin Belovodicë, në rrugë digjen një person i panjohur. Menjëherë pas paraqitjes, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policor që kanë gjetur trupi e djegur. Është vërtetuar identiteti i viktimës, A/B (36) nga Manastiri, ku janë vërejtur të shtënat e armës në trup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Angellovski theksoi se menjëherë janë ndërmarrë masat e duhura dhe aktivitetet për gjetjen e kryesit dhe rreth orës 2:00 është arrestuar personi E.T, i cili ka pranuar veprën dhe ka sqaruar mënyrën se si e ka kryer./Telegrafi/