Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, sëbashku me dy persona tjerë, janë arrestuar nën dyshimet për ryshfet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se arrestimi është bërë gjatë ditës së sotme pas një veprimi hetimor.
“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar te involvuar në veprat penale Marrje e Rryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikës se Kosovës”, ka thënë Hoxha për Telegrafin.
Sipas tij, të dyshuarit duke vepruar në bashkëkryerje kanë marrë ryshfet nga pala e dëmtuar.
“Të gjitha veprimet tjera policore do të ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve të organeve kompetente te drejtësisë”./Telegrafi.