Zëdhënësi i shefit të Agjencisë ruse të Hapësirës (Roscosmos) është arrestuar për tradhti.
Agjencia në një komunikatë për medie ka thënë se, arrestimi i ish-gazetarit Ivan Safronov nuk është i lidhur me punën aktuale të tij.
Sipas BBC, dyshohet se ai është arrestuar për shkak të punës së kaluar në raportimin për çështjet ushtarake.
Safronov iu bashkua Roscosmosit si këshilltar i informacionit për drejtorin e përgjithshëm Dmitry Rogozin në mes të muajit maj, i cili kishte punuar në gazetat Kommersant dhe Vedomost.
Russian journalist @ISafronov, whose article about possible arms sale to Egypt caused Pompeo to threaten sanctions, has been arrested for treason. At least he didn't mysteriously fall to his death from a window like his journalist father https://t.co/pSsz0qIjsK pic.twitter.com/S0LzQ9akJY
— Alec Luhn (@AlecLuhn) July 7, 2020
Në muajin qershor të vitit të kaluar, u mbajtën disa procese gjyqësore në lidhje me informatat që Kommersant ka zbuluar, e që thuhej se ishin sekret shtetëror.
Informatat ishin publikuar në një artikull ku Safronov ishte bashkautor, e ku raportohej se Rusia ka dërguar aeroplanët luftarakë Su-35 në Egjipt.
Po ashtu, babai i Safronovit ishte një komentues i njohur për ushtrinë në gazetën Kommersant.
Ai vdiq pasi kishte rënë nga kati i pestë i apartamentit të tij në Moskë në vitin 2007. Sic kishte thënë Kommersant, Safronov ishte duke hetuar deklarimet se armatimi rusë është planifikuar të shitet në Siri e Iran para se të vdiste. /Telegrafi/