Telegrafi

Arrestohet ylli i NBA-s: Dëmtoi gjashtë vetura të fqinjëve dhe iu gjet marihuanë në shtëpi (Video)

Ka një karrierë të ndritur në NBA, e cila zgjat më shumë se 17 vjet duke pasur një mesatare prej 16.8 pikëve dhe 9.3 kërcimeve për lojë.

Ai fitoi rreth 150 milionë dollarë në pesë klube të ndryshme ndërsa dy herë  ka qenë  pjesëmarrës në ndeshjet e “All-Star”.

Sapo ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me vlerë 24 milionë me Sacramento Kings, Zach Randolph, por duket se nuk do të shijojë pasi ka përfunduar në burg.

Në fakt, ai kishte dëmtuar gjashtë vetura para shtëpisë duke hedhur gurë dhe shishe me alkool gjersa ishte në ndikimin e narkotikëve, të cilat iu gjeten edhe disa kilogramë marihuanë.

Duke pasur parasysh se kjo është sasi që në masë të madhe tejkalon atë të “përdorimit personal”, Randolph është arrestuar prej policisë dhe po akuzohet për posedim të marihuanës me qëllim për të shitur dhe dëmtim të qëllimshëm të pronave private.

Theksojmë se në mëngjes u lirua me kusht prej 20 mijë dollarëve ndërsa ndaj tij do të nis një proces gjyqësor. /Telegrafi/