Sipas policisë, 32-vjeçari me një numër ende të panjohur bashkëpunëtorësh, të cilët po kërkohen, kishin vjedhur para nga 13 bankomate në rajonin e Athinës.
Mënyra e vjedhjes së parave ishte nëpërmjet klonimit të kartave të bankës dhe përgjimi i PIN kodeve të klientëve të ndryshëm gjatë tërheqjes së parave.
Nga dëshmitë e të arrestuarit dhe nga ato më të hershme policia konstatoi se në këtë mënyrë ishin "tërhequr" nga bankat mbi 200 000 Euro./Telegrafi/