Telegrafi

Arrestohet Vase Donevski, ish-drejtori i Shërbimeve për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta

Policia ka arrestuar Vase Donevskin, ish-drejtor i Shërbimeve për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Maqedonisë.

Sipas informacioneve jozyrtare, ai është arrestuar nga Policia Financiare dhe është marrë në pyetje për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPB-ja akoma nuk ka konfirmuar këtë informacion, ndërsa më vonë pritet që të japin detaje./Telegrafi/