Site icon Telegrafi

Arrestohet ushtari që shantazhonte kolegen: Kryejmë marrëdhënie, ose të publikova videon intime

Kërkesat e vazhdueshme dhe kërcënimet ndaj koleges së tij të punës për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi në të kundërt do t’i publikonte një video intime i ka kushtuar lirinë një ushtari profesionit të FA-ve.

Burime nga policia e Tiranës bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se Gersian Dumi prej një muaji e gjysëm nepërmjet një adrese fallco në rrjetin social “Facebook” shantazhonte kolegen e tij me inicialet E.K, ushtare profesioniste që të shkonte me të në një hotel për takim intim, në të kundërt ai do i publikonte nje video te sajën.

Pas shumë presionesh, ka qenë pikërisht vajza ajo që e ka denoncuar kolegun e saj në polici.

Sipas gazetares së ‘News24’ Dorjana Bezat, fill pas dëshmisë dhe veprimeve procedurale, Dumi u arrestua nga Sektori i Krimit Kompjuterik në zonën e njohur ‘Vilat gjermane’, pikërisht në vendin ku ai kishte lënë takim me vajzën. Por në vend të saj, ai u përball me efektivët e policisë.

Tashmë çështja i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes” ose “Dhunes për dhënie të çdo përfitimi tjetër”

Exit mobile version