Policia malazeze arrestoi Hamid Beharoviqin (38) nga Ulqini, nën dyshimin se ka marrë pjesë në luftimet në Siri, në anën e organizatës terroriste ISIS, raporton AA.
Siç bëhet e ditur, Beharoviq është arrestuar në Aeroportin e Podgoricës, ndërsa padia penale u kalua për kompetencë të mëtejshme në Prokurorinë Speciale Shtetërore në Podgoricë.
Pjesëmarrja në formacione të armatosura të huaja është vepër penale sipas ligjeve në Mal të Zi.
“I dyshuari Beharoviq, siç dyshohet, veprën penale me të cilën ngarkohet e ka kryer gjatë vitit 2015. Pas një plani të përgatitur paraprak, nga Mali i Zi përmes Turqisë udhëtoi në Siri, ku iu bashkua organizatës terroriste ISIS në të cilën kaloi më shumë se një vit”, theksuan nga Policia.