Telegrafi

Arrestohet udhëheqësia e partisë së ndaluar Batasuna

Aksioni i arrestimit është kryer në qytetin Segura, në Baskë, ku ishin mbledhur zyrtarët e partisë për të zgjedhur udhëheqësinë e re.

Me këtë aksion, organet spanjolle të drejtësisë i kanë dhënë një goditje të fortë kësaj partie, sepse është arrestuar pothuajse i tërë kuadri udhëheqës. Partia Batasuna është e ndaluar që prej vitit 2003, për shkak të lidhjeve të saj me organizatën ETA.