Site icon Telegrafi

Arrestohet tutoria e 20 vjeçares

 E arrestuara është shtetasja Pranvera Buzo, banuese në Elbasan lagja “5 Maji”.

Buzo akuzohet se ka shfrytëzuar për disa muaj gjatë vitit 2009, një 20-vjeçare me inicialet Q.P, për prostitucion.

“Shitja” e 20 vjeçares bëhej në një lokal në Elbasan, në pronësi të qytetarit me inicialet M.A. Sipas policisë, edhe ndaj M.A. është marrë masa e ndalimit dhe ndaj tij kanë nisur hetimet në gjendje të lirë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version