Site icon Telegrafi

Arrestohet me tri vite burg 37 vjeçari që përndiqte dhe tentoi të hyjë në banesën e Gigi Hadid (Foto)

Marcell Porter, 37 vjeç, është dënuar me tre vjet burg në New York, të martën.

Ai ishte i fiksuar pas modeles Gigi Hadid, dhe u përpoq të hynte në apartamentin e saj pesë herë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Porter u arrestua dhe u akuzua për përndjekje dhe tentativë vjedhjeje në vitin 2015.

Marcell Porter

Njeriu besonte se ai dhe modelja ishin ‘shokë shpirti’ dhe do të kishin fëmijë.

Një gjykatës e paralajmëroi atë që të mos i afrohej më pranë asaj, duke thënë: ‘Do të të mbyllja në mënyrë të shpejtë, aq që nuk do të kuptoje se çfarë ju ka goditur”.

Lexo po ashtu Elajner i kaltër + buzëkuq vishnje = përsosmëri e BUKURISË në modelet si Gigi Hadid dhe Kendall Jenner (Foto)

Mirëpo më pas, gjykatësi dha vendim për arrestimin e tij me deri në tre vjet burg, pasi burri kishte kaluar muaj duke u përpjekur për të thyer apartamentin e supermodeles, në qytetitn e Nju Jorkut.

Gigi Hadid

Pas arrestimit të Porter, Hadid shiti apartamentin me dy dhoma gjumi me vlerë 2.45 milionë dollarë në Bowery, duke u zhvendosur në një ndërtesë tjetër apartamentesh.

Në javët e para arrestimit të tij, Porteri shpesh shkruante mesazhe ‘në dhe’ për Hadid në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version